Plagoset me armën e tij të zjarrit gardisti 29 vjeçar

Një gardist 29 vjeçar është paraqitur në spital pë ndihmë mjekësore pasi është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi M. G., 29 vjeç është plagosur aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit.

Mësohet se ai po kurohet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e rrezikon jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 1.11.2021 12:43