Kryeminsitri Sali Berisha është nisur drejt qytetit të Lezhës aty ku do të mbajë foltoren e radhës së tij kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.
Gjatë rrugës, Berisha është surprizuar nga mbështetësit e tij në Mamurras të cilët kanë dalë me flamuj të PD në dorë për të përshëndetur ardhjen e tij në këtë qytet.
“Drejt Lezhes nje takim superentuziast me demokratet e Mahmurrasit. sb…”- shkruan Berisha në Facebook, duke bashkëngjitur videon me pamjet nga Mamurrasi.
Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD.
Më herët Berisha ishte në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. /albeu.com/