Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ai do të thirrej nga Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, do të ishte i hapur ndaj çdo ftese, pra sipas tij do të pranonte të shkonte.
Rama është duke folur para Selisë Rozë me gazetarët pas mbledhjes që pati me drejtuesit politikë të qarqeve.
Sipas Ramës, historitë me masakra zgjedhore janë të sajuara dhe propagandë e opozitës që justifikon humbjen në zgjedhje./albeu.com/