A je i gatshëm që SPAK të të hetojë pasurinë ty dhe familjarëve? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Rama dha një deklaratë për media pas takimit me drejtuesit e qarqeve ku u përgjigj rreth zhvillimeve për vettingun në politikë, hetimi i pasurisë nga SPAK si dhe situatën në Partinë Demokratike.

“Nuk kam asnjë opinion personal pasi duhet të respektoj parimin që jemi të hapur të diskutojmë pa paragjykuar asgje. Kemi argumentett tona dhe i ballafaqojmë në rast se shohim interes për vendin nuk ka rëndësi nga vjen propozimi sa i përket vettingut të politikanëve. Nuk bëhet dialogu ne televizor me mikrofonët para…”- tha Rama kur u pyet nëse ishte apo jo dakord që SPAK të hetojë edhe familjarët e tij për pasurinë.

Pyetje: A jeni dakord që SPAK të hetojë dhe familjarët tuaj për pasurinë?

Rama: Nuk kam opinion për këtë. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit ne TV atëherë s’ka dialog.

Do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve dhe do arrijëm në konkluzione në mënyrë sa më civile. Cilësia e demokracisë në një vend, nuk varet nga sa shpesh bie dakord, por të argumentosh kur nuk bie dakord.

Nuk kam asnjë opinion personal pasi duhet të respektoj parimin që jemi të hapur të diskutojmë pa paragjykuar asgje.

Kemi argumentat tona dhe i ballafaqojmë në rast se shohim interes për vendin nuk ka rëndësi nga vjen propozimi sa i përket vettingut të politikanëve. Nuk bëhet dialogu ne televizor me mikrofonët para.

Pyetje: Pse keni ndryshuar mendje për vetingun politikë?

Rama: Nuk kam shprehur opinion të drejtëpërdrejtë, por kemi një parim, ne jemi të hapur të diskutojmë ccdo gjë. Do ulemi për çdo gjë që opozita propozon. Në 2018 ka pasur një propozim, por ai propozim ka qenë jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Kanë kaluar 3 vite. Nëse ka argumenta bindës do të bëjmë më të mirën. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 27.10.2021 20:07