Kanë mbërritur në vendin tonë rreth 117 mijë doza ta vakisnës “Pfizer”, të cilat janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njofton se deri tani në vend kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti COVID-19.
‘Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, njofton ministria./albeu.com/