Mbrëmjen e djeshme në Vlorë një krim i rëndë ndodhi në familjen Koreta në fshatin Mëkat të Vlorës, duke shkaktuar dy viktima, xhaxhian dhe nipin.
Krimi i rëndë me armë gjahu ndodhi në tokën e mbjellur me ullinj ku xhaxhai dhe nipi po punonin, ndërkohë trupat e viktimave janë gjetur pa jetë nga familjarët. Fillimisht në media u fol për një konflikt i nisur në tokën me ullinj ku ato po punonin ndërkohë detaje të reja janë zbuluar për një konflikt më të hershëm mes tyre.
Si duket konflikti mes nipit dhe xhaxhait ka nisur 10 vite më parë, në kohën ku Genci Koreta (nipi) dhe djali i xhaxhit punonin së bashku në Greqi.
Por gjatë një aksidenti në punë, kushëriri i tij ndërroi jetë, ndërsa Genci Koreta u kthye në fshat. Kjo ngjarje e rëndë ndikoi shumë në gjendjen e tij mendore duke vuajtur për një kohë të gjatë depresionin.
Pavarësisht se u fol për raporte të mira dhe të ngushta mes familjeve, xhaxhai Jorgji mbante rezerva dhe shpesh për vdekjen e djalit akuzonte nipin,Gencin.
Kjo ngjarje e rëndë e ndodhur 10 vite më parë kishte ndikuar shumë në gjendjen shëndetësore të autorit të krimit, Genci Koreta dhe raportit të tij me djalin e xhaxhait, shkruan albeu.com.
Pas krimit të rëndë, familjarët, të afërmit dhe fqinjët deklaruan se autori i krimit ishte një djalë shumë i qetë dhe aspak problematik duke lënë mister se si nisi sherri në tokat me ullinj që përfundoi në krimin e rëndë me dy viktima.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/