Qendra Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë alarmin me afrimin e sezonit të gripit. Alarmi i ECDC lidhet me faktin se një kombimin mes simptomave të gripit të stinës dhe koronavirusit do të sjellë pasoja të rënda për të moshuarit si edhe personat që kanë sëmundje të rënda.
Studimet kanë zbuluar se qarkullimi i gripit sezonal në shtete të caktuara të BE-së, përfshi Kroacinë është mbi treguesit normal dhe ekziston frika e pasojave të rënda në popullsi nëse vijon me këto ritme edhe në javët në vijim.
“Treguesit aktualë në Kroaci shihen si mjaft problematikë sa i përket gripit sezonal”, raporton ECDC.
Qendra përmend variantin e gripit H3N2, i cili është nëntipi që vërehet më së shumti në shtetet e Bashkimitr Europian dhe zonat përreth. Ky variant sipas ECDC prek kryesisht të moshuarit dhe se vaksina ka efekt të ulët ndaj tij.
“Kjo është një shenjë se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë problematic për të moshuarit dhe se variantet e gripit mund të ndryshojnë midis vendeve”, paralajmëron Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
“Zbulimi i hershëm i nëntipit A (H3N2) është një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë”, tha Passy Pentinen, kreu i programit të gripit ECDC. “Një rritje e shpejtë e infeksioneve të gripit gjatë pandemisë së vazhdueshme COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe mund të rëndojë më tej sistemet shëndetësore që tashmë janë nën presion nga COVID-19. “Prandaj, është e rëndësishme që ne merrni masat e nevojshme dhe mbrojini ata që janë më të rrezikuarit”. /abcnews.al