Kishte fshehur në gomën rezervë mbi 44 mijë euro, arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë

Policia kufitare në Kakavijë ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale A.N nga Berati, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjetën të fshehura në  gomën rezervë, 44. 500 euro.

Paratë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në  gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./albeu.com

 


Shtuar 26.10.2021 13:34