Kryeministri Edi Rama vazhdon të injorojë opozitën në Shqipëri duke deklaruar se për të jeton në pushtet, 1500 vite.
Këtë deklaratë të fortë e ka bërë kryeministri Rama gjatë mbrëmjes së sotme në News 24, ku ka zbuluar opozitën e vërtetë sipas tij.
Rama deklaroi se në fakt opozitën e ka në shtëpi, dhe e quan bekim të gjithë kritikat që merr nga fëmijët dhe bashkëshortja, Linda Rama.
Deklarata e Ramës:
Kush mendon që opozita ime është ajo që sheh në TV bën gabim të madh. Qoftë opozita e politikanëve dhe ajo e analistëve, unë rroj 1500 vjet.
Opozita që kam në shtëpi, gjërat që kanë të bëjnë me punën time dhe nga niveli i debatit është një gjë tjetër.
Është opozita e vërtetë që kam dhe më mban alert gjithë kohës. Është bekim. Me gjithë dhimbjen e të gjithë stresin që kalon. /albeu.com/