Ndodh befasia në “Parkun e Princave”, Lille mposht PSG-në dhe ngjitet në krye (VIDEO)

Lille ka arritur të bëjë befasinë ejaves së 31-të të Ligue 1.

Dueli për vendin e parë po merr një kahje tjetër, përkatësisht Lille befasoi parisienët.

Ndeshja filloi me intensitet të lartë, Fonte u ndëshkua për Lille ndërsa për PSG-në u ndëshkuan Paredes dhe Gueye.

David shftytëzoi një asistim nga Ikone dhe shënoi gol në min (20’).

Pjesa e parë përfundoi, rezultati i pjesës së parë, PSG 0-1 Lille.

Në pjesën e dytë, PSG vetëm sa u frustrua më shumë dhe Lille mbrohej mirë.

Neymar u ndeshkua me karton të kuq në min (90′) dhe për Lille u ndëshkua Djalo.

Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar: PSG 0-1 Lille.

Tani, Lille është lidere e Ligue 1 me 66 pikë, ndërsa PSG qëndron në pozitën e dytë me 63 pikë.


Shtuar 3.04.2021 19:04

Tags: , ,