Reali rikuperon dy yje për El Clasicon, Benzema kthehet në palestër

Eden Hazard dhe Daniel Carvajal kanë kaluar dëmtimet dhe  janë gati për El Calsicon.

Belgu  tashmë 100%  dhe i është bashkuar listës, edhe pse vështirë se do të startojë nga fillimi kundër Barcelonës.

Ancelotti me shumë gjasa do të zgjedhë treshen që ai rreshtoi në kundër Shakhtar Donetsk, me Benzema në krye dhe Vinicius dhe Rodrygo në krahë.

Në rastin e Carvajal, të enjten ai zhvilloi një pjesë të seancës me grupin dhe këtë të premte e bëri të plotë.

Ai që nuk ushtrua me grupin dhe nuk shkeli në fushë ishte Benzema, për të dytën ditë radhazi.

Francezi u kthye nga Ukraina me një goditje në këmbën e djathtë  dhe për këtë arsye Madridi ka zgjedhur të jetë i kujdesshëm dhe ta lërë në palestër këto dy ditë, për të mos acaruar problemin goditja e topit në stërvitje.

Të shtunën ai do të përfundojë seancën me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës pa probleme dhe do të fillojë kundër Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar 22.10.2021 17:33