Një shtetas është vënë në pranga në Vlorë pasi ka goditur për shkak të detyrës kryetarin e Bashkisë në Selenicë, Pëllumb Binaj.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi i vënë në pranga është P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Arrestrohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”
Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. /albeu.com/