Jose Mourinho nuk e do Kumbullën te Roma. Të paktën kështu konfirmojnë mediat italiane. Shqipëtari ka luajtur shumë pak këtë nën urdhërat e trajnerit portugez dhe në janar mund të dali në shitje.
Janë disa lojtarë si Fuzato, Kumbulla, Reynolds, Villar, Diawara e Mayoral që të gjithë bashkë bëjnë 313 minuta aktivizim në fushë, 87 minuta më pak se El Shaarawy ku edhe ky i fundit nuk është titullar por shihet si opsion.
Këtu më pas futet në lojë edhe drejtuesi Pinto i cili në Janar duhet të sjellë të paktën 2 lojtarë për Mourinhon pasi të ketë larguar ata që nuk shihen nga trajneri dhe Marash Kumbulla duket i destinuar për t’u larguar nga Roma. /albeu.com/