Tekniku i ekipit anglez, Thomas Tuchel ka folur përpara ndeshjes në “Champions League” kundër Malmo në Stamford Bridge.
Tuchel është ndalur tek situata e Lukakut ku mesa duket lojtarit i ka rënë vrulli.
“Mendoj se është i lodhur nga ana mentale.
Nuk është ndonjë shqetësim I madh për ne por unë mendoj se nuk po e shijon më mundësinë për të luajtur.
Për mua është i mbingarkuar këto kohë, i ka rënë ritmi i lojës.
Është e vështirë ta gjykosh nëse duhet ta vendos në stol disa ndeshje apo të vazhdojë ta aktivizojë që nga minuta e parë.
Nuk di çfarë të them tjetër, por mendimi im ky është momentalish për të “.
Kështu është shprehur tekniku i Chelsea-it në një intervistë për shtyp. /albeu.com