Milan përgatit rinovimin me yllin e ekipit

Ekipi i Milan-it pas rinovimit të papritur me belgun Saelemaekers javën e kaluar, tashmë është gati të rinovojë dhe me Theo Hernandez.

Klubi bashkë me lojtarin do të diskutojnë një zgjatje të kontratës aktuale, ku mbrojtësi francez do të fitojë 2 milion euro më shumë.

Palët janë optimiste për arritje të marveshjes sepse klubi është i bindur se dashuria e Theos për klubin kuq e zi është e pastër.

Theo Hernandez nuk ka në plan të largohet nga klubi italian edhe pse ofertat ndaj tij kanë ardhur nga klube prestigjoze evropiane.

Agjenti i lojtarit kërkon ta kryej këtë rinovim sa më shpejtë të jetë e mundur për arsye se agjenti i famshëm i lojtarëve Raiola mund të përfitonte nga distanca midis dy palëve. /albeu.com


Shtuar 19.10.2021 11:38