Vettingu i politikanëve, deputetja e PD: Kush nuk justifikon pasurinë, t’i hiqet mandati

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ftuar në Report Tv ka folur në lidhje me Vettingun e Politikanëve, që është propozuar nga opozita, dhe ka për qëllim goditjen e atyre ë janë të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Zhupa tha se kush politikan nuk justifikon pasurinë ose ka lidhje me krimin, t’i hiqet mandati ose e drejta për të rikandiduar.

“Unë vij pas mbledhjes në studio. Të treja pikat, ndryshimet kushtetuese, reforma territoriale dhe vettingun politik. Nuk janë çështje të reja, janë çështje që PD i ka ngritur i ka trajtuar dhe ka propozuar një paketë ndryshimesh. Në lidhje me vettingun politik ne kemi marrë edhe mendimin e Komisionit të Venecias. Pra, i është kërkuar mendim Komisionit të Venecias nga kuvendi dhe ka ardhur i gjithë relacioni. Vettingun e politikanëve ne e kemi paraqitur edhe në vitin 2018 por u rrëzua nga maxhoranca sepse ata kanë frikë sepse janë të lidhur me krimin sepse ata kanë paratë në offshore. Ligji dekriminalizimit kap kriminelin që bëhet politikan dhe nuk e lë të bëhet politikan, ndërsa vettingu politik kap politikanët që janë të lidhur me kriminelët dhe pastrojnë paratë të nëpërmjet kriminelëve dhe që nuk justifikojnë dot pasurinë. Ne kemi propozuar një paketë të plotë e cila bën disa filtra kontrolli. Me e rëndësishme në paketë është lidhje me krimin e organizuar, pastrimi i parave të pista, futja e mekanizmit anti-mafia për të parë nga vjen burimi i parave. Të gjitha këto çojnë në moslejimi për të marr mandat apo në djegien e mandatit që t’i mund të kesh në krye të institucioneve apo në parlament”, tha Ina Zhupa./albeu.com

 


Shtuar 18.10.2021 20:34