Gara për Kuvendin Komunal të Prizrenit është jashtëzakonisht interesante. Kjo për faktin se partia e parë dhe e dytë kanë një dallim të vogël mes vete.
Nga numërimi i mbi 96% të votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.83% të votave.
Kujtojmë se në balotazh për kryetar të Prizrenit kanë shkuar Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.