Nusret jep leksione, kuzhinieri nis e tregon si e mban trupin në formë dhe dy ushqimet e domozdoshme (VIDEO)

Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokçe, ka dhënë më shumë informacion rreth vetes së tij dhe ushqimeve të tij të preferuara.

Kuzhinieri i famshëm krahasoi stërvitjen dhe dietën me një gjurmë gishtash, duke thënë se të dyja duhet të përshtaten për secilin person.

Duke marrë parasysh që ai fitoi famë duke shërbyer biftekë – nuk është për t’u habitur që kjo pjatë është diçka që ai konsumon disa herë në ditë.

Para çdo stërvitje, Nusret pi dy gota ujë me temperaturë dhome dhe ha katër kajsi. Së bashku me gjithë atë, ai pi një kapuçino.

Për mëngjes ha 250 gram biftek me thjerrëza dhe fasule, ndërsa për drekë ha perime të ziera dhe, përsëri, 250 gram biftek.

Pasdite, ai konsumon ekspres me kos rrushi, dhe për darkë ha sërish biftek, këtë herë me sallatë panxhar.

Restoranti i ri i kuzhinierit të famshëm Nusret është kritikuar për çmime shumë të larta

Nusret, i njohur më mirë si Salt Bae, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut britanik kohët e fundit për shkak të çmimeve të kripura në restorantin e tij të ri në Londër.

Kujtojmë që restorantet e tij, kanë çmime mjaft të larta, ndonjëherë edhe të tepruara me shërbimet që ofrojnë, çka ka bërë që klientë të ndryshëm edhe të ankohen./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 19:52