U arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan, prangosen dy të burgosurit

Dy të burgosurit që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues, sipas të cilit një nga të burgosurit ishte i dënuar me një vit burgim për dhunë në familje, ndërsa tjetri i burgosur ishte i dënuar për asgjësim, dëmtim të pasurisë dhe vjedhje.

Nga SHKK kanë thënë se pas arrestimit të njëjtët persona janë dorëzuar te autoritetet e SHKK’së për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 17:30