Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Clinton është shtruar në një spital në Kaliforni, dhe nuk është infektuar nga Covid-19.
Është e paqartë se çfarë e bëri 75-vjeçarin të përfundojë në spital, por dyshohet se për shkak të komplikacioneve të zemërës, duke qenë se e ka vuajtur dhe më parë, raporton albeu.com.
Në një deklaratë, mjekët e Clinton thanë se ai ka marrë antibiotike dhe shumë lëngje, ndërsa theksuan se është në humor të mirë.
Kujtojmë se Clinton shërbeu si president i SHBA-ve nga 1993 deri në 2001. Në vitin 2004, ai iu nënshtrua një operacioni katërfish të bajpasit dhe 10 vjet më vonë iu hap një arterie e bllokuar pasi u ankua për dhimbje gjoksi.
Jo shumë kohë pas operacionit të dytë, ish -presidenti, i cili ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqimet yndyrore, u bë vegan./albeu.com