Tashmë është kthyer në një proces të zakonshëm rrëzimi i dekreteve të Presidentit dhe kthimet që ky i fundit i bën Kuvendit.
Këtë herë Komisioni i Ligjeve ka rrezuar dy dekretet e Presidentit te Republikës, Ilir Meta për aktin normativ të njohur si anti-KÇK.
Presidenti Meta vendosi të dekretonte rikthimin e tij me shqyrtim me pretendimin se janë 7 shkelje të aktit normativ.
Sipas Presidentit ky akt normativ shkel parimin e ndarjes dhe balacimit të pushteteve dhe të drejtat kushtetuese.
Komisioni ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit Meta për ligjin për pronat.