E ardhmja e Elseid Hysajt vendoset përsëri në pikëpyetje

Situata e Elseid Hysajt te Napoli mbetet ende e paqartë. Momenti i vështirë që po kalonte me Ancelottin duket sikur u përmbys me ardhjen e Gattusos.

Me italianin qe e konsideron si lojtar të rëndësishëm shqiptari edhe pse ende nuk e ka vendin e titullarit.

Hysaj nuk ka rinovuar ende dhe firma në kontratë mund të varet dhe nga vendimi i Napolit për të shitur ose jo De Lorenzon. Futbollisti titullar kërkohet në Angli dhe në rast se largohet shanset e Hysajt rriten.

Shqiptari nuk do të nxitohet dhe nëse i premtohen më shumë minuta mund të qëndrojë te Napoli dhe të rinovojë. Rrogë e majme dhe ekip pretendent, te Napoli Hysaj mund të ketë dhe kulmin e karrierës së tij.


Shtuar 7.04.2020 10:32