Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 29 raste të reja dhe një vdekje.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se 36 persona janë shëruar.
Sipas shifrave të prezantuara prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 persona janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në nivel vend janë 1043 raste aktive me COVID-19./albeu.com