Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Napoli në dy afatet kalimtare të ardhme, me mbrojtësin që ka disa skuadra që i janë vënë pas.
PSG, i cila u interesua për të në ditët e fundit të merkatos që lam pas, do të ishte sërish aty për të kërkuar nënshkrimin me të, por “parisienët” nuk do të jenë vetëm pasi në garë për Koulibaly janë edhe Everton e Neëcastle.
Napoli për disa sezone radhazi ka refuzuar shitjen e mbrojtësit, por tanimë duket se ka ardhur koha që ata të futën në bisedime me klubet që do të japin të paktën 60 milion euro për afrikanin. /albeu.com