Sarajevë/Podgoricë– Gjashtë produkte të reja dixhitale “të prodhuara në Ballkanin Perëndimor” janë prezantuar sot në Samitin e 4 -t dixhital të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë. Autorët e produkteve që kanë lidhur dixhitalin me ushqimin organik, bujqësinë, shitjet, shëndetësinë, shërbimet e transportit, bizneset e vogla dhe mjedisin janë të gjithë fitues të konkursit të dytë, rajonal, vjetor, Balkathon, i organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim inkurajimin e krijimit të zgjidhjeve të reja dixhitale, në përgjigje të sfidave të reja, që sjell e përditshmja jonë.
“Ne jemi shumë krenarë që konkursi i krijuar nga dëshira për të ndihmuar rajonin në kohë pandemie, rezultoi sot në 6 produkte të shkëlqyera, që mund të jenë të dobishme për qytetarët dhe bizneset në rajonin tonë. I përgëzoj këta të rinj dhe u uroj të gjithëve suksese në shfrytëzimin e këtyre produkteve dhe në punët e tyre të tjera, në vijim. Gjithashtu do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të ftuar të gjithë të rinjtë e interesuar, fillestarët, sipërmarrësit, studentët, qendrat e inovacionit dixhital, parqet shkencore, universitetet, SME-të, etj, nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me Balkathon-in tonë të tretë, në pranverën e ardhshme. Ndoshta zgjidhja juaj do të jetë fituese,”- tha Maja Handjiska Trendafilova, Shefe e Departamentit të Programit të RÇ në këtë ngjarje.
Këto janë produktet dixhitale:
Taxi app Pokupi.me – krijuar nga grupi “Pokupi”, nga Mali i Zi, i prezantuar nga Ëael Alkhalidi
Ky aplikacion i sjell të gjitha kompanitë e taksive në një platformë, duke e bërë shërbimin për shoferët dhe klientët më të sigurtë dhe më të lehtë. Aplikacioni synon të kontribuojë në transformimin dixhital e modernizimin e transportit, duke mbështetur zgjidhjen e operacioneve të paligjshme të taksive dhe duke thjeshtuar procesin me administratën tatimore qeveritare dhe futjen e shërbimit të taksive. Aplikacioni është zhvilluar dhe mund të gjendet në https://pokupi.me/en/. Videon e prezantimit mund ta shikoni këtu këtu
Doktori online – e-Health Clinic: Krijuar nga grupi “Kosovo Digital Association” nga Kosova*, prezantuar nga Ilir Asllani
Kjo platformë inovative dhe gjithëpërfshirëse do të mundësojë qasje në shërbime shëndetësore më të shpejta, më të afërta dhe më pak të shtrenjta për pacientët, pavarësisht nga distanca ose vendndodhja e mjekut të tyre të preferuar. Platforma do t’u mundësojë pacientëve të rezervojnë një takim për konsultim online me një specialist të preferencës së tyre. Fillon me Kosovën* por synohet të zgjerohet në rajon. Këtë platform mund ta gjeni tek www.ehealth-clinic.com. Videon e prezantimit mund ta gjeni këtu here.
Platforma e rritjes së biznesit të vogël – Açelera: Krijuar nga grupi “ISLLA”’, from Maqedonia e Veriut, prezantuar nga Katerina Klimovska.
Platforma Açelera ndihmon biznesin e vogël të rritet, duke gjetur klientë të mundshëm dhe duke promovuar biznesin. Synon të lidhë sipërmarrësit, zejtarët dhe artizanët me tregun që synojnë si dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë biznesin me forma të lehtësuara e sa më miqësore për përdoruesit. Kjo platformë është e aksesueshme, duke nisur nga sot http://açelera.mk Videon e prezantimit mund ta gjeni here.
Plastikë e biodegradueshme, e pranueshme për mjedisin – BIOFROST: Krijuar nga grupi “BIOFROST”, nga Serbia, prezantuar nga Nenad Jovanovski
Ky product ofron zgjidhje teknike që e bën plastikën e biodegradueshme më të pranueshme me mjedisin nga kërpi industrial. Përveç makinave, ekipi i Bifrost do të ofrojë trajnim për përdoruesit dhe do të fillojë prodhimin e artikujve industrialë të bazuar në kërp. Të gjitha produktet parashikohen të jenë në dispozicion për shitje në internet. Zgjidhja do të jetë e disponueshme së shpejti në https://bifrostbioplastic.com/. Videon e prezantimit mund ta gjeni këtu here.
Platforma online “E-KLINIKA”: Krijuar nga grupi e-Klinika, nga Bosnje Herzegovina, prezantuar nga Aleksandar Kovac.
Kjo platformë mundëson takimet online me mjekët duke e lehtësuar e shpejtuar këtë shërbim për qytetarët, e në të njëjtën kohë ndihmon klinikat në menaxhimin e tyre të përditshëm duke u ofruar mundësitë që të jep bota e takimeve online. Zgjidhja është në fazën përfundimtare të zhvillimit dhe do të jetë e disponueshme së shpejti tek www.e-klinika.net. Videon e prazantimit mund ta gjeni këtu here.
App për tregtinë e ushqimit organik – fermërë nga shtëpia: Krijuar nga grupi “HEST”, nga Shqipëria, prezantuar nga Olsa Ramadani.
Ky aplikacion miqësor për përdoruesit do t’u japë një mundësi fermerëve të arrijnë klientët më lehtë duke shitur produktet e tyre organike në internet. Në të njëjtën kohë do t’u mundësojë qytetarëve të kenë qasje me ushqimet e shëndetshme, organike, të prodhuara në vend, më lehtë dhe në më pak kohë. Aplikacioni është në fazën përfundimtare të zhvillimit dhe do të jetë në dispozicion së shpejti. Videon e presentatimit mund te gjeni këtu here.