San Siro drejt “Sold Out” për derbin e Milanos, mendohet hapja totale e stadiumit

Milan dhe Inter po ëndërrojnë të shijojnë derbin e ardhshëm me kapacitetin e plotë.

Nënsekretari i shëndetësisë  Andrea Costa u shpreh se muajin e ardhshëm mund të ketë një hapje  100% të kapacitetit të stadiumit.

“Mendoj se është një qëllim i arritshëm “, u shpreh ai.

Tifozët përkatës të këtyre dy ekipeve mezi po e presin një hapje totale  për të mbushur stadiumin plotë për derbin e Milanos./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 11:35