Vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos vazhdon të trondisë popullin grek.
Piloti vrau me duart e tij gruan, dhe stisi një grabitje, për të cilën për 1 muaj me radhë u dyshua se u krye nga dorë shqiptare.
Mediat greke, kanë bërë publike audion e telefonatës pas krimit të Babis ku kërkonte ndihmën e policisë, pas “krimit makabër të kryer në banesën e tij”
Sipas artikullit të botuar nga “Protothema”, gjatë gjithë kohës ai kollitet dhe përpiqet ta bëjë të besueshme faktin se është në gjendje të keqe.
Dialogu i Babis me policinë greke:
Piloti: Ndihmë!
Policia: Ju lutem?
Piloti: Ndihmë! *nis qan
Policia: Na e shpjegoni çfarë ka ndodhur…
Piloti : Ndihmë, grabitës …
Policia: Më tregoni ku jeni … Ku jeni?
Piloti : Ndihmë! (qan) Ndihmë!
Policia: Ku jeni?
Piloti :… (rënkon)
Telefonata zgjat një minutë dhe 48 sekonda.
Piloti : Ndihmë! (qan) Ndihmë!
Policia: Ku jeni?
Piloti :… (rënkon)
Qendra e Reagimit të Emergjencave : Nuk e kuptoj … Çfarë po ndodh me ju?
Piloti : (rënkon)… 10… 10… (qan)… 10… (i pakuptueshëm)
Policia: Ku jeni?
Piloti: Glyka Nera
Qendra e Veprimit të Menjëhershëm: Në Glyka Nera ku?
Pilot : Lane…
Policia: Po…
Pilot: Parodos dhe Panagouli 10
Policia: Sa vjeç jeni;
Piloti: Dua një ambulancë shpejt!
Policia: Po vijmë menjëherë!
Piloti : Dua një ambulancë së shpejti!
Policia: Po vijmë menjëherë!
Po ashtu, hetuesit grekë kanë bërë me dije se vrasësi 33-vjeçar për ta bërë më të besueshëm versionin e tij se i kishtë rënë telefonit me hundë, kishte telefonuar dy numra të gabuar. Në orën 06:08 mori në telefon “180”, ndërsa në 06:10 në numrin “1000”. /albeu.com/