Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme, për shpalosjen e një plani për atë që ai e quan “mbrojtje të konsumatorit”, ka përdorur një sërë shprehjesh dhe figurash letrare për ta pasqyruar sa më qartë atë që donte të tregonte.
Kryeministri vendosi venten në rolin e prindit kur tha se çdo prind e do të mirën e fëmijës së tij, që në rastin konkret ishte populli, por kjo sipas tij varet edhe nga mundësitë.
“Pse nuk e do prindi të mirën e fëmijës së vet? Nuk do prindi që fëmija i tij të jetë sa më mirë? Sigurisht që do. Por kjo varet edhe nga mundësitë. Që të krijojmë mundësitë na duhet shumë punë, ashtu siç kanë bërë vendet perëndimore./albeu.com