A do të ketë ikje dritash në vijim? Përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Arjan Çani në “Zonë e Lirë” nëse do të ketë ikje dritash gjatë dimrit, tha se nuk ka asnjë arsye për të mbetur pa drita.

Pyetja: E garaton sot, datë 8 tetor 2021, se nuk do të ketë ikje të dritave, se kemi dimër përpara?

Rama: Nuk ka arsye të ikin dritat. Ikje dritash për arsye difektesh ka pasur dhe do të ketë sepse gjithë sistemi ynë i shpërndarjes kërkon sërish investime të tjera. Janë difekte teknike që nuk kanë lidhje me krizën. Kufizim energjie nuk do të ketë../albeu.com

 


Shtuar 8.10.2021 21:32