Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi gjatë punës së tij si elektricist.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Eretrias në Greqi, ku tre elektriçistë ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.
Njëri prej tyre ishte shqiptar nga Rrësheni. Ai është Aleks Bruka, i cili humbi jetën tragjikisht së bashku me 2 kolegët e tij, teksa kryenin riparime në shtylla të tensionit.
I riu nga Rrësheni kishte zgjedhur Greqinë për të jetuar, për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Përveç tre elektricistëve që ndërruan jetë, dy grekë dhe shqiptari, edhe një tjetër mbeti i lënduar nga incidenti tragjik.