Mbappe e thotë troç: Kërkova të largohesha nga PSG, por klubi ka gënjyer

Kylian Mbappe ka vendosur të hedh pak dritë mbi atë që ndodhi në merkaton e verës mes tij, PSG dhe Real Madrid. Sulmuesi francez del hapur duke zbuluar se ka kërkuar largimin nga parizienët, por jo ashtu siç pretendonin dhe kanë thënë drejtuesit e klubit.

“Unë kërkova të largohesha nga Paris Saint-Germain, PO. Ishte në korrik dhe vendosa atëherë sepse nga momenti që nuk doja të zgjasja kontratën, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi për të pasur një zëvendësues cilësor. Unë dëshiroja diçka respektuese mes meje dhe PSG. Me drejtuesit fola dhe u thashë, nëse nuk doni që unë të largohem, unë atëherë do të qëndroj”.

Deklaratat e sulmuesit ndoshta nuk do t’i pëlqejnë Al Khelaifit dhe Leonardos por lojtari zbulon edhe disa prapaskane të pathëna.

“Personalisht, nuk më pëlqeu me të vërtetë që nga Paris Saint-Germain u tha se Mbappe kërkoi të largohet javën e fundit të gushtit , sepse kjo është e gabuar. Më bëri të ndihem si një mashtrues. Jnë i informova herët, në fund të korrikut. Kërkova të largohesha në korrik, por nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 propozime për zgjatjen e kontratës. E di Paris Saint Germain më kanë dhënë shumë. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në katër vitet që kam kaluar këtu, dhe ende jam i lumtur”, u shpreh lojtari francez.

Me deklarata të tilla bien të gjitha hipotezat e mundshme për një rinovim dhe duket qartë se ylli francez kërkon një aventurë të re.


Shtuar 4.10.2021 13:05

Tags: , ,