Rrëmbimi i Kozak Braçit nga kundërshtarët e tij, reagon policia

Policia ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e Kozak Braçit, i cili njihet edhe si “Mbreti i Instagramit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 20:12