Juve ofron McKennie për Xhakën

Juventus ka bërë ofertë për Granit Xhakën.

Në fakt, mediat angleze kanë raportuar të mërkurën se Juventusi i ka bërë Arsenalit një ofertë shkëmbimi, që mund të realizohet gjatë merkatos së janarit.

Për Xhakën, Juventus i ka ofruar Arsenalit kartonin e mesfushorit amerikan Weston McKennie.

McKennie nuk e ka bindur trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili po e sheh Xhakën si përforcim ideal për repartin e mesfushës.

Mesfushori 28-vjeçar, së fundi ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024. /albeu.com/


Shtuar 22.09.2021 15:41