U dënua me 2 vjet burg, Adriatik Llala është “zhdukur”! Ku ndodhet ai

Gjykata e Apelit të Posaçëm la sot në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet burg të Adriatik Llallës.

Por sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, mësohet se ish-kryeprokurori nuk ndodhet në Shqipëri.

Destinacioni i mundshëm i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë Turqia, ndërsa nuk dihet nëse ish-kryeprokurori ndodhet ende në këtë shtet apo ka shkuar në një vend tjetër ku mund të ndihet më I sigurt.

Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha vetëm se klienti i tij ndodhet në spital, pa sqaruar se në cilin vend ndodhet.

PRONONCIMI I AVOKATIT:

I pyetur mbi vendndodhjen e Adriatik Llallës, avokati Sokol Hazizaj tha: “Di që është në regjim spitalor. Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit ka bërë copy-paste konstatimet e organit hetimor”.

I pyetur nëse ka dijeni nëse ish-kryeprokurori ndodhet në një spital në Shqipëri ai u shreh: “Nuk kam komunikim për aspekte shëndetësore, vetëm proceduriale, penale”.

Sjellim në vëmendje që Adriatik Llalla u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Disa prej pasurive të tij u sekuestruan dhe i kaluan shtetit. Po ashtu ish-kryeprokurorit iu morën 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës./albeu.com