Vjeshta është përpara dhe ankthi vjen në rritje duke parë shifrat e infektimeve cdo ditë. Por kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj siguroi në “LOG” se nuk do të ketë mbyllje tjetër të vendit.
“Masat kanë sens gjithmonë me faktin e epidemiologjisë tani, ka arritur 300 numri i të infektuarve për 100 mijë banorë nga 40 që ishim. Nuk do të ketë më mbyllje asnjëherë. Edhe shkollat nuk kanë sens të mbyllen deri në momentin që përballohet. Mbyllje tjetër nuk do të kemi. Plus kemi imunizim të mirë, të vazhdojë vaksinimi” tha ai.
Edhe mjeku i njohur Genc Sulçebe theksoi se masat kufizuese nuk ka sens. “Nuk bëhet fjalë për masa kufizuese në këtë fazë, e vetmja masë është vaksinimi. Duhet të vazhdojë një jetë normale”.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti kishte një parashikim pozitiv. “Potencialisht, sinjalet janë që numrat që janë në rënie. 4 ditë kemi rënie të numrit të rasteve aktive” u shpreh ai./albeu.com