Aksident në Prishtinë, 7 persona dërgohen me urgjencë në spital

Shtatë persona kanë mbetur me lëndime trupore si shkak i një aksidenti trafiku në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, përgjatë orës 19:00.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo, shkruan  Express.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.


Shtuar 19.09.2021 21:43