Derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur 1-1.
Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të me penallti.
Por, miqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e gjashtë shtesë (90+6), me anë të Albert Dabiqajt.
Vlen të theksohet se “Skifterat” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 82-të, pasi nga loja me kartonin e dytë të verdhë u largua Armend Halili.
Pas këtij barazimi, Prishtina renditet e shtata me dy pikë, teksa ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon.
Kurse, Gjilani renditet i gjashti me gjashtë pikë. /albeu.com/