Policia bën me dije se, në orën 07:00, të datës 15.09.2021, administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.
Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashme.
Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./albeu.com