Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se, tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 9-të, ndërsa për nxënësit e kategorisë në nevojë deri në mbarim të shkollës së mesme.
“MIRËMËNGJES
dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com