Lançohet zyrtarisht iPhone 13, sa kushton dhe risitë e Apple

Gjatë eventit të përvitshëm të Apple-it, të mbajtur dje (14 shtator) në prezantimin virtual bota u njoh me iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro, dhe iPhone 13 Pro Max. Në ndryshim nga iPhone-ët e deritanishëm, i riu vjen me sistem më të shpejtë procesimi, bateri shtesë, memorie shtesë, kamera të përditësuar dhe video në nivel cilësie që ngjason me kinemanë, etj.

Gjithsesi, çfarë rrëmbeu menjëherë zemrat e fansave të Apple-it, ishte ngjyra! Për herë të parë kemi një iPhone në ngjyrë rozë!

Këto që shihni në fotot më lartë janë iPhone 13 dhe iPhone 13 mini. Me çmime përkatësisht nga $699 dhe $799 iPhone 13 dhe 13 mini vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe dhe për herë të parë, në ngjyrë rozë! Roza pastel është komplet ndryshe nga çdo lloj nuance që kanë patur më herët produktet e Apple-it. Nëse ka diçka që jua themi me siguri që tani, është se s’do të doni ta mbuloni kurrë me një cover.

Grafikisht më të shpejta, me një ndriçim më të rritur dhe kamera profesionale vijnë versionet e reja të iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, me çmime përkatësisht  $999 dhe $1099. Falë përditësimeve të kamerës do të mundni të fotografoni në detaje Hënën e Plotë! 13 Pro dhe 13 Pro Max vijnë në ngjyrën bojëqielli, të akullt, gri dhe gold.

Ndryshimet e ngjyrave nuk do të kenë ndryshime në çmime dhe pritet që iPhone i fundit të jetë gati për porosi në 17 shtator e ndërsa nëpër dyqane në 24 shtator.


Shtuar 15.09.2021 08:16