Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takmimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se Lëvizja Vetëvendosje është pro shtyerjes se zgjedhjeve lokale, që janë përcaktuar për t’u mbajtur më 17 tetor.
“Unë paraqita qëndrimin si kryetar i LVV-së që është për respektimin e vlerësimit të IKSHPK-së i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej natyrisht ndër ta edhe doktor, Naser Ramadani. Shtyerja e zgjedhjeve më së shumti i kushton subjektit tonë pasi që nga 2017 ne jemi në rritje. Mirëpo duke pas parasysh që kemi një përmisim të situatës me pandeminë dhe që ky përmisim të mos ndalet dhe të mos kemi një valë të re, jemi pro shtyerje se zgjedhjeve. Ne nuk imponojmë mendimin tonë do të respektojmë çfarëdo vendimi që merret”, tha ai./albeu.com