Skuadra franceze, PSG ka vazhduar me fitore duke mposhtur sot skuadrën e Clermont me rezultat 4-0.
Golat për parisienët u shënuan nga Ander Herrera x2, dhe nga një gol nga Mbappe dhe Idrissa Gueye.
Të lidhura
None found
PSG tani qëndrojnë si lider të padiskutueshëm në tabelë me 15 pikë të grumbulluara, duke i fituar secilën nga pesë ndeshjet e para të këtij edicioni të ri.
Trajneri, Mauricio Pochetino u shpreh i lumtur për këtë fitore, gjersa ai nuk la pa folur edhe për Mbappen, duke insisituar se ai e dashuron klubin.
“Mbappé është një profesionist i madh. Ai është një lojtar shumë i madh dhe një djalë i mirë, ai ka shumë dashuri për këtë klub. Kylian e ka treguar gjithmonë që kur ka qenë këtu”, është shprehur argjentinasi.
Spekulimet për Mbappen mund të zgjasin deri në verën e ardhshme, varësisht se çfarë do të vendosin klubi francez dhe lojtari.
Ka zëra se Real Madridi në janar mund të shkruajë një para-kontratë me Mbappen, në mënyrë që ai të jetë pjesë e klubit madrilen që nga 30 qershori kur atij i përfundon kontrata me PSG-në.
