Panik gjatë ndeshjes së Tiranës, tifozi rrëzohet në shkallët e stadiumit dhe çan ballin

Në tribunën ku qëndrojnë tifozët e Tiranës, ndodhi një incident.

Një burrë i moshuar, tifoz i bardhebluve, humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit, për shkak të problemeve me tensionin.

Në momentin e rrëzimit, tifozi çau e ballin, ndërkohë që u desh ndërhyrja në kohë rekord i mjekut të Tiranës, Tedi Maqellari, që situata të stabilizohej.

Falë ndërhyrjes së tij, gjendja e tifozit paraqitet e stabilizuar. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe një video ekskluzive nga ky moment./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 15:38