Teuta e nis si kampione sezonin e ri të Kategorisë Superiore.
“Djemtë e Detit” triumfuan ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.
Gafa e Alban Hoxhës në minutën e 18-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi Gjiorgev, që devijoi saktë topin në rrjetë, duke i dhuruar 3 pikë të arta durrsakëve.
Pavarësisht përpjekjeve, të kuqtë e Ilir Dajës nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa Stenio Zhunior, kishte shansin e artë të shënonte, por braziliani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë të akorduar me VAR.
Në versionin “alla Zhorzhinjo”, sulmuesi e Partizanit e dërgoi topin jashtë kuadratit.