Në senacën e dytë të Kuvendit janë betuar 140 deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet vendore të 25 prillit.
Pas betimit të tyre ka nisur votimi i fshehtë i kryetarit të ri të Kuvendit.
Ajo që ra në sy është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili largohet nga senaca menjëherë pa votuar.
Kujtojmë se Berisha, një ditë para hyrjes në Kuvend u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga Lulzim Basha.
Kjo solli një përcarje mes Bashës dhe Berishës, ku ky i fundit e akuzon liderin demoktrat se është bërë satelit i Ramës.
Gjithashtu ka përcarje në parti, ku deputetët janë ndarë mes Bashës dhe Berishës./albeu.com