Ish-kryeministri Sali Berisha pavarësisht goditjes së madhe që mori nga kryetari i PD Lulzim Basha, ka zgjedhur të marrë pjesë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet.
Ky përjashtim erdhi pas vendimit të SHBA për të shpallur Berishën dhe familjen e tij “non grata” dhe presionit të ambasadores Yuri Kim mbi PD.
Po ku u ul Berisha në Kuvendin e ri i cili nisi sot punimet?
Berisha ka zgjedhur të ulet në fund të Kuvendit, në rradhët e parafundit, në krah të Monika Kryemadhit dhe Tritan Shehut.