Nis Kuvendi i Shqipërisë! Luljeta Bozo për herë të parë deputete e kryetare Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë sot ka nisur seacën e para për këtë legjislaturë e drejtuar nga deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo.

Bozo përshëndeti 140 deputetët e rinj të Parlamentit, duke iu uruar një punë të mbarë dhe bashkëpunuese për ta çuar Shqipërinë sa më lartë.

PJESË NGA FJALA E LULJETA BOZOS: 

Pas një karrierë të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj.

Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjislaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas. Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta çuar Shqipërinë drejt Euriopës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë.

Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të çuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi çështjen e poronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësië, energjetike, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen. Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike.

Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo. Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë. NE të gjithë së bashku do ia dalim.

Zonja e zotërinj. Populli nga zgjodhi me votën e tij, të punojmë pa parë ngjyra partiake. të kryejmë me sukses punën e nderuar të deputetit. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë. Ne punopjmë për të mirën e vendin tonë. Në këtë proces do të kemi mbështetjen e shqiptarëve. Punë të mbarë të gjithëve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.09.2021 10:30