Policia ka vënë në pranga shtetasin e dyshuar si autor të plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Në pranga ka rënë shtetasi Xhevahir Fikaj, 47 vjeç.
Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.
Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/