Gjykata e Tropojës ka lënë në burg Altin Ismajlfufi, katër ditë pasi vrau me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn.
Burime bëjnë me dije për ABC se Ismajlfufi me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.
Të lidhura
None found
Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.
Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismajlfufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes, ndërkohë që blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu krimin./albeu.com
