“E ëma punon në Polici, ia mbyllte ajo dosjet”, babai i Marigona Osmanit jep detaje

Babai i Marigona Osmanit ka akuzuar pak ditë më parë se ishte nëna e Dardan Krivaqës, ajo që “pastronte prapësitë” e të birit. Në një intervistë, ai u shpreh se ajo punonte në Polici dhe ndihmonte të birin që të shpëtonte nga telashet.

“Ne asgjë nuk kemi ditur, në policinë e Ferizajt 136 dosje edhe del prokurori thotë i kam veç 10, ku janë 126, policia i ka mbyll se mama e tij ka qenë në shërbim në polici,”-deklaroi ai pak ditë më parë.

Por, Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nëna e Krivaqës nuk ka qenë dhe nuk është punësuar në Polici.

“Sa i përket nënës së të dyshuarit Dardan Krivaqa, ajo as s’ka qenë, as nuk është e punësuar në Policinë e Kosovës”, tha Veseli për Gazetën Express.

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani tronditi opinionin politik në Shqipëri dhe në Kosovës. E reja u vra mizorisht pas dy ditësh dhunë sistematike, fizike e psikike nga bashkëshorti i saj, i cili e la pa jetë në derë të spitalit. Bashkë me të është prangosur edhe shoku i tij Arbër Sejdiu./albeu.com